SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën e drejtpërdrejtë për amerikanët

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me 275 vota pro dhe 134 kundër, rritjen nga 600 në 2 000 dollarë si një ndihmë të drejtpërdrejtë për amerikanët.
Kjo rritje u kërkua nga presidenti aktual Donald Trump.
Aprovimi final tani i takon Senatit me shumicë republikane.
Masa në fakt u miratua me 275 vota pro dhe 134 kundër, duke tejkaluar kështu dy të tretat e shumicës së nevojshme për procedurat e votimit të shpejtë.
Rritja prej 600 deri në 2 000 dollarë u kërkua nga Donald Trump në nënshkrimin e planit stimulues prej 900 miliardë dollarësh për ekonominë.
Një firmë e sforcuar nga presidenti, i cili fillimisht kërcënoi veton mbi dispozitën.
Më pas, duke ndjekur presionin e shumë republikanëve, Trump bëri një hap prapa dhe nënshkroi./ansa