E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, shkon në pesë numri i viktimave, mes tyre edhe babë e bir

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Kroaci, ku pas 12-vjeçares, i pajetë nga rrënojat është nxjerrë edhe një 20-vjeçar, e po ashtu edhe tre burra të tjerë. Dy prej viktimave ishin babë e birë, të cilët u zunë poshtë nga rrënojat e banesës së tyre më Petrinja, që ishte dhe epiqendra e tërmetit.

Po ashtu, edhe i riu 20-vjeçar u zu poshtë nga shtëpia e tij, që u shemb plotësisht si pasojë e lëkundjeve të forta. Kroacia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4, që u ndje përgjatë bregdetit të Adriatikut, nga Trieste në Abruzzo. Epiqendra ishte disa kilometra larg Zagrebit, ndërsa lëkundja u ndje në të gjithë Italinë Veriore.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›