E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit

UASHINGTON, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratuan rezolutën e tyre buxhetore, që përfshin ulje taksash dhe shkurtime buxhetore prej të paktën dy trilionë dollarësh për një periudhë 10-vjeçare.

Votimi ishte 217 pro dhe 215 kundër pas shumë grindjeve me demokratët.

”Thomas Massie nga Kentaki ishte i vetmi republikan që votoi kundër projektligjit, duke thënë se nuk mund të ulni taksat pa reduktuar shpenzimet”, raportoi ”New York Times”.

Përveç shkurtimeve të planifikuara të shpenzimeve, projektbuxheti përfshin gjithashtu ulje të paspecifikuara tatimore deri në 4,5 trilionë dollarë.

Votimi ka të ngjarë të pasohet nga negociata të ndërlikuara me Senatin derisa një buxhet të mund të miratohet përfundimisht nga të dy dhomat e parlamentit.

Për presidentin amerikan Donald Trump, votimi është suksesi i parë i madh në Kongres.

Republikanët e Trump kanë gjithashtu një shumicë të ngushtë në Senat./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›