E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – JD Vance: Groenlanda do të zgjedhë të jetë pjesë e SHBA-së

UASHINGTON, 28 mars /ATSH-ANSA-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plan të menjëhershëm për të zgjeruar praninë e tyre ushtarake në Groenlandë, por ne mendojmë se groenlandezët do të zgjedhin të jenë pjesë e Shteteve të Bashkuara, theksoi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.

Vance mbajti fjalimin në bazën hapësinore amerikane në Grenlandë, ku ai njohu të drejtën e popullatës lokale për vetëvendosje, por edhe nevojën që SHBA të kontrollojë rajonin e Arktikut kundër rritjes së ndikimit kinez dhe rus.

“Ne nuk mund të shpërfillim dëshirat e presidentit”, shtoi ai, duke argumentuar se ”Groenlanda do të bënte shumë më mirë të ishte nën ombrellën e sigurisë së SHBA-së”.

”Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë: ju nuk keni bërë një punë të mirë me popullin e Grenlandës”, theksoi Vance në një bazë ushtarake amerikane në territorin kryesisht vetëqeverisës danez.

”Ju keni investuar më pak për popullin e Groenlandës dhe keni investuar më pak në arkitekturën e sigurisë së kësaj mase toke të pabesueshme dhe të bukur të mbushur me njerëz të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ai.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se dëshiron ta marrë ”ishullin e pasur me burime nën kontrollin e Uashingtonit në një mënyrë ose në një tjetër”, një lëvizje që ka hasur në rezistencë të ashpër nga udhëheqësit në Groenlandë dhe Danimarkë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›