E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Një konferencë për shtyp e mbajtur sot nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u ndërpre papritur për shkak të një urgjence mjekësore.

Një burrë që qëndronte pas presidentit në Zyrën Ovale, në një rresht me drejtues të farmaceutikës, u rrëzua para kamerave.

Në ato momente, drejtori ekzekutiv i ”Eli Lilly”, David Ricks, po fliste për një marrëveshje për ilaçet për humbje peshe.

Ai ndaloi fjalimin e tij kur burri u rrëzua ndërsa disa njerëz në zyrë nxituan ta ndihmonin.

Trump u ngrit nga tavolina e tij dhe u kthye drejt burrit që ishte shtrirë në dysheme përpara se transmetimi i drejtpërdrejtë të ndërpritej.

Gazetarët raportuan se burri ishte përfaqësues i një kompanie farmaceutike./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›