SHBA – Pelosi: Mbështes një proces të hapur për zëvendësimin e mundshëm të presidentit Biden

UASHINGTON, 20 korrik /ATSH-ANSA-DPA/ – Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi deklaroi do të preferonte një proces të hapur për të zgjedhur se kush do të zëvendësojë Joe Biden nëse presidenti bën një hap prapa.
Këtë e raporton ”Politico”, duke cituar disa burime, sipas të cilave kjo është ideja e shprehur nga Pelosi para një grupi demokratësh, më 10 korrik.
Sipas Pelosit, kjo do të ishte rruga më e mirë, sepse në këtë mënyrë partia do të shmangte kritikat që lidhen me një kurorëzim të shpejtë të Kamala Harris, gjë që do të rrezikonte të dekurajonte votuesit.
Edhe para pak ditësh, Pelosi tha në një intervistë se i takonte Bidenit të vendoste nëse ai do të kandidonte.
Biden, 81 vjeç, është vënë nën kritika nga brenda radhëve të tij për shkak të shqetësimeve në rritje për moshën dhe aftësinë e tij mendore.
Shumë demokratë i kanë kërkuar publikisht Bidenit të tërhiqet nga gara.
Biden deri më tani ka qenë sfidues, duke këmbëngulur se ai do të mbetet në garë dhe është i aftë të mposht Trumpin./ a.jor.