E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Pesë të vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore, mes tyre tre fëmijë

OREGON, 16 tetor /ATSH -ANSA/  – Pesë persona, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Bend, në shtetin e Oregonit, SHBA.

Sipas CBS, e cila citon burime, autori i sulmit ishte një 16-vjeçar, i cili u vra nga një person i pranishëm në vendngjarje dhe jo nga policia.

Viktimat përfshijnë tre fëmijë, një të rritur dhe autorin e dyshuar të sulmit. Ndërkohë, dy fëmijë të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas rindërtimeve paraprake, alarmi u dha në orën 12:59 me orën lokale. Telefonata e parë e marrë nga policia raportonte për një person që po qëllonte me armë drejt një automjeti.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje në orën 13:02, kur 16-vjeçari ishte vrarë tashmë nga një person i pranishëm në zonë.

Autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›