E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët përgjatë gjithë së premtes

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.

Përjashtim të lehtë bëjnë relievet malore në lindje tek të cilat nga orët e mesditës deri ato të pasdites pritet prezenca e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formë pikash në zonën e juglindjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 10/20 Diell
Kukës 6/15 Diell  re
Lezhë 14/19 Diell
Dibër 3/15 Diell re
Durrës 10/21 Diell pak re
Tiranë 10/22 Diell pak re
Elbasan 13/21 Diell pak re
Berat 7/22 Diell re
Vlorë 11/22 Diell pak re
Korçë 4/12 Diell re shi
Gjirokastër 6/21 Diell re
Sarandë 15/23 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›