E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Presidenti Trump i veshur si papë në rrjetet sociale të Shtëpisë së Bardhë

UASHINGTON, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Një fotomontazh i presidentit amerikan, Donald Trump, i veshur si papë, u postua në llogaritë e medieve sociale të Shtëpisë së Bardhë disa ditë para fillimit të konklavës, e cila do të fillojë më 7 maj – që do të caktojë pasardhësin e papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill.

I njëjti imazh u nda edhe nga presidenti amerikan në llogarinë e tij të Truth Social.

Imazhi përshkruan Trumpin me një kryq rreth qafës dhe në një gjest bekimi.

Presidenti amerikan ka bërë shaka disa herë kohët e fundit se të qenit vetë papa i ardhshëm “do të ishte zgjedhja e tij e parë”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›