E Martë, 3 Nëntor 2026

Durrës – Përfundon rehabilitimi i rrugës “Perandori Hadrian” në zonën e Spitallës

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka përfunduar një tjetër investim i rëndësishëm në zonën e Spitallës, me përmbushjen e një zotimi të dhënë ndaj banorëve të kësaj zone.

Bëhet fjalë për përfundimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës “Perandori Hadrian”, me një gjatësi prej 400 metrash.

Sipas Sakos, ndërhyrja ka përfshirë asfaltimin e plotë të rrugës, ndërtimin e trotuareve si dhe vendosjen e sinjalistikës përkatëse rrugore, duke transformuar tërësisht infrastrukturën në këtë zonë.

“Ky investim ka përmirësuar ndjeshëm qarkullimin për mjetet dhe këmbësorët, duke u shërbyer rreth 3 000 banorëve të zonës,” theksoi kryebashkiakja.

Ky projekt është pjesë e ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bashkisë së Durrësit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lagje dhe zona periferike.

Përfundon rehabilitimi i rrugës “Perandori Hadrian” në zonën e Spitallës 1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›