SHBA – Republikanët e Trump rizgjedhin Mike Johnson si kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

UASHINGTON, 4 janar /ATSH/- Mike Johnson është rizgjedhur dje në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së me një diferencë të vogël votash, sipas “Reuters”.
Fillimisht, Johnson dukej se nuk kishte shumicën që i nevojitej për të mbajtur pozicionin e tij – në një votim që zgjati gati dy orë.
Por, dy kundërshtarë republikanë ndryshuan votat e tyre për ta mbështetur atë pas negociatave të gjata.
Johnson u rizgjodh me 218 vota – numri minimal i nevojshëm. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë prej 215 nga një total prej 219.
Pas votimit, Johnson u zotua të zgjasë vendimin e vitit 2017 të Trump për uljen e taksave – afati i të cilit përfundon këtë vit dhe gjithashtu anulimin e rregulloreve. //a.i/