E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Secret Service: Nuk kemi refuzuar mbrojtjen e mëtejshme për Donald Trump

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-ANSA/ -Shërbimi Sekret Amerikan ka mohuar akuzat se ka ”refuzuar të sigurojë mbrojtje të mëtejshme për Donald Trump”.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Shërbimit Sekret.

Anthony Guglielmi, një zëdhënës i agjencisë, thotë se ka një “pretendim të rremë” që qarkullon se një anëtar i ekipit të sigurisë së ish-presidentit kishte kërkuar “burime” shtesë dhe kjo kërkesë ishte “refuzuar”.

“Kjo është absolutisht e rreme. Në fakt, ne shtuam mjete mbrojtëse, teknologji dhe kapacitet si pjesë e rritjes së ritmit të udhëtimit të fushatës”, theksoi Guglielmi. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›