E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Shefja e Shërbimit Sekret jep dorëheqjen pas atentatit të Trump

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-DPA/- Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle ka dhënë dorëheqjen pas atentatit ndaj Donald Trump në një tubim elektoral ne Pensilvani, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Si republikanët ashtu edhe demokratët kanë kërkuar që ajo të tërhiqet për shkak të dështimeve të sigurisë në tubimin e Trump në Butler, Pensilvani më 13 korrik që rezultoi në një plumb në veshin e tij të djathtë.

Cheatle i ka kundërshtuar këto thirrje deri më tani – përfshirë gjatë më shumë se katër orësh pyetjesh nga ligjvënësit e zemëruar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përfaqësuesit kërkuan të dinin se si i armatosuri, Thomas Matthew Crooks, ishte në gjendje të ngjitej në një pozicion ku mund të gjuante disa herë në drejtim të Trump.

Por, Cheatle nuk dha përgjigje të qarta për këtë dhe pyetje të tjera në lidhje me gabimet e sigurisë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›