E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Takimi Orban-Putin kundërproduktiv

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-DPA/ – Shtëpia e Bardhë tha se është “e shqetësuar” për udhëtimin e papritur të kryeministrit hungarez Viktor Orbán në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe diskutoi për luftën në Ukrainë.

”Sjellja e liderit hungarez është kundërproduktive në drejtim të mbështetjes së sovranitetit të Ukrainës dhe nuk kontribuon për paqen në vendin e pushtuar nga Rusia”, theksoi zëdhënësja e presidentit amerikan Joe Biden, Karine Jean-Pierre.

“Rusia mund t’i japë fund kësaj lufte sot duke ndaluar agresionin e saj kundër Ukrainës, kundër sovranitetit të saj, kundër demokracisë së tyre. Ata mund të tërhiqen. Mund të tërhiqen menjëherë”, theksoi ajo. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›