RUSI – Orban: Vizita ime në Moskë ka në sfond përpjekjet për paqe në Ukrainë

MOSKE, 5 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, duke zhvilluar bisedime dy orë e gjysmë mes kritikave të forta nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe liderë evropianë për vizitën e papritur.
Disa zyrtarë të BE-së theksuan se lideri hungarez nuk ka mandat zyrtar të BE-së për negociatat me Rusinë dhe se kjo nuk ka të bëjë fare me marrjen e presidencës gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Evropian nga Hungaria.
Udhëheqësi populist i krahut të djathtë, shpesh një ”gjemb” për Brukselin për një sërë çështjesh, konsiderohet më i afërti me Moskën në mesin e liderëve të Bashkimit Evropian.
Gjatë një paraqitjeje të përbashkët me Putinin pas bisedimeve, Orbán përsëri bëri thirrje për ”përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë”.
Sipas një përkthimi zyrtar në rusisht, Orban tha se ”Europa ka më shumë se dy vjet që jeton nën hijen e luftës në Ukrainë”.
“Evropa ka nevojë për paqe”, tha ai./ /os/