E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Trump i keqardhur pas sulmit izraelit në Doha

UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donlad  Trump u njoftua paraprakisht për sulmin e Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dhe e konsideron atë një “incident të pafat”, tha Shtëpia e Bardhë të martën.

Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt tha se Trump u njoftua nga ushtria amerikane për planin e Izraelit për të nisur një sulm në Katar.

“Bombardimi i njëanshëm brenda Katarit – një vend sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara që po punon shumë fort dhe po merr me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen – nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit ose të Amerikës”, tha ajo.

Leavitt shtoi se “presidenti e sheh Katarin si një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara dhe ndihet shumë i keqardhur për vendndodhjen e sulmit”.

“Trump beson se ky incident i pafat mund të shërbejë si një mundësi për paqe”, tha Leavitt, duke shtuar se Trump foli me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu pas sulmit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›