E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të hënën mot kryesisht i kthjellët, reshje të dobëta në zonat malore

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare dhe kryesisht në relievet malore të vendit. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash në relievet malore të vendit në mesditë deri pasdite.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet era do të arrijë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Sigla
Shkodër 17/33

Diell re

Kukës 14/32

Diell re

Lezhë 18/32

Diell re

Dibër 15/30

Diell re

Durrës 18/33

Diell re

Tiranë 21/34

Diell re

Elbasan 17/34

Diell re

Berat 17/34

Diell re

Vlorë 19/32

Diell re

Korçë 15/29

Diell re

Gjirokastër 16/34

Diell re

Sarandë 20/31

Diell re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›