E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Të paktën 10 të vdekur dhe 30 të plagosur pasi një automjet përplaset me turmën në Nju Orleans

UASHINGTON, 1 janar /ATSH-DPA/- Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë jane plagosur – pasi një automjet u përplas me një turmë në Nju Orleans herët në mëngjes në ditën e Vitit të Ri, thanë sot autoritetet.

“Autoritetet janë duke hetuar incidentin e viktimave masive që përfshiu një automjet që u përplas me një turmë të madhe në Canal dhe Bourbon Street”, thuhet në deklaratë.

Incidenti ndodhi në lagjen franceze të qytetit juglindor të SHBA-së në orët e para të Vitit të Ri.

Më herët, transmetuesi “CBS News” raportoi se dëshmitarët okularë kishin parë një kamion që përplasej me turmën me shpejtësi të madhe në rrugën Bourbon dhe se shoferi më pas kishte dalë nga automjeti dhe kishte qëlluar me armë.

Guvernatori i Luizianës, Jeff Landry, e përshkroi incidentin në platformën e mediave sociale X si një “akt të tmerrshëm dhune”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›