SHBA – Trump: BE do t’i nënshtrohet aksizave nëse nuk korrigjohet

UASHINGTON, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me tarifa nëse nuk korrigjojnë disbalancat tregtare, deklaroi presidenti i ri Donald Trump.
“Ata na trajtojnë shumë, shumë keq. Pra, ata do të duhet të paguajnë tarifat”, theksoi Trump.
“Ju nuk mund të merrni drejtësi nëse nuk e bëni atë,” shtoi ai. /os/