E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Dua të takoj Kim Jong-un, tashmë ka 57 armë bërthamore

UASHINGTON, 19 gusht /ATSH ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, brenda këtij viti.

Këtë e deklaroi presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se marrëdhënia e mirë personale me liderin koreanoverior është një gjë pozitive.

“Fakti që shkoj mirë me Kim Jong-un është një gjë pozitive. Ai ka 57 armë bërthamore shumë të fuqishme. Nuk duhej lejuar kurrë që të ndodhte kjo, por tani që i ka, i ka”, tha Trump.

Trump konfirmoi gjithashtu se pret të takohet sërish me Kim Jong-un më vonë gjatë vitit.

Sipas raportimeve, një takim i mundshëm mund të zhvillohet gjatë udhëtimit të Trump në Azi në nëntor.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›