E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbahet protesta e 81-të qytetare për Zvërnecin

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Qytetarë të ndryshëm u mblodhën sot në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, duke shënuar ditën e 81-të radhazi të protestës.

Protestuesit nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin me pankarta dhe mesazhe për ndryshime politike.

Protesta, e nisur fillimisht si kundërshtim ndaj ndikimit të pretenduar mjedisor të projektit turistik në Zvërnec, tashmë i ka zgjeruar temat e saj edhe në çështje më të gjera që lidhen me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Gjatë protestës, qytetarët ngritën shqetësime për ekonominë, emigracionin, pensionet, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve, duke përcjellë kërkesat e tyre përmes pankartave dhe deklaratave.

Protestuesit kërkuan ndryshim të kastës politike, teksa protesta vijoi përpara sheshit përballë Kryeministrisë.

Protesta e 81-të qytetare; Fotoreporter: Florian Abazi 1 nga 8

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›