E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Fola me Zelensky, do t’i jap fund luftës

UASHINGTON, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Kam zhvilluar një bisedë shumë të mirë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky: Si presidenti ”i ardhshëm” do të sjell paqe në botë dhe do t’i jap fund luftës që ka kushtuar shumë jetë njerëzore dhe ka shkatërruar shumë familje të pafajshme, deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social “Truth”.

“Kemi pasur një bisedë të mirë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky”, shkroi Trump.

”Ai më përgëzoi për kongresin e republikanëve dhe për kandidaturën. Ai dënoi atentatin e tmerrshëm të së shtunës së kaluar”, theksoi Trump.

“Unë e vlerësoj që presidenti Zelensky më kërkoi, sepse, si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, unë do të sjell paqe në botë dhe do t’i jap fund luftës që ka kushtuar shumë jetë njerëzore dhe ka shkatërruar shumë familje të pafajshme. Të dyja palët do të bashkohen dhe do të negociojnë një marrëveshje që do t’i japë fund dhunës dhe do të hapë rrugën për prosperitet”, shtoi Trump. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›