E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sezoni turistik, 17 587 qytetarë dhe 5 263 mjete nga Muriqani në 24 orëve

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Sezoni turistik kanë rritur fluksin e udhëtimeve dhe pasagjerëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Në pikën doganore të Muriqanit vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar 17 587 qytetarë si dhe 5 263 mjete.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi sot një vizitë në këtë pikë doganore, ku pa nga afër punën e punonjësve të kësaj dogane në zemër të sezonit turistik.

Gazheli vizitoi sot edhe Doganën e Hanit të Hotit, e cila ashtu si çdo pikë tjetër doganore në vend po përballet me një fluks të madh lëvizjesh të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Duke u shprehur mirënjohjen stafit për profesionalizmin në përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve, ai ka kërkuar shërbim sa më mikpritës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

1 nga 7

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›