SHBA – Trump: G20 -2026 do të mbahet në resortin tim, ftoj Putin dhe Xi

MIAMi, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se G20 2026 do të mbahet në klubin e tij të golfit Doral, në Miami, ku ai kishte dashur të organizonte samitin e G7 në vitin 2020.
“Do të më pëlqente shumë nëse Putin dhe Xi do të vinin në G20 në Miami”, deklaroi Donald Trump.
“Mund t’i ftoja si vëzhgues, por nuk e di nëse duan të jenë vëzhgues”, shtoi presidenti amerikan. /os/