E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Irani do të mbajë përgjegjësi për çdo sulm të mëtejshëm nga rebelët Houthi

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se Irani do të mbajë përgjegjësi për çdo sulm të mëtejshëm nga rebelët Houthi të Jemenit, duke kërcënuar me pasoja “të rënda”.

“Çdo e shtënë e qëlluar nga Houthi do të shihet, nga ky moment e tutje, si një e shtënë e gjuajtur nga armët dhe udhëheqja e Iranit”, shkroi Trump në “Truth Social”.

“Irani do të mbajë përgjegjësi dhe do të vuajë pasojat, dhe ato pasoja do të jenë të tmerrshme!”, shtoi presidenti amerikan.

Trump urdhëroi  të shtunën sulme masive Houthi – të mbështetur nga Irani – në disa provinca të Jemenit, duke përfshirë Sana’an dhe bastionin e milicisë Sa’ada në veriun e largët të vendit të shkatërruar nga lufta, për të mbrojtur anijet amerikane në rajon.

“Të paktën 53 persona janë vrarë në sulmet ajrore deri më tani”, sipas milicisë.

Figura të larta Houthi janë larguar nga kryeqyteti Sana’a.

Sipas sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, Uashingtoni do të ndalojë sulmet e tij vetëm pasi Houthi të ndalojnë sulmet ndaj anijeve.

Që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës në tetor 2023, milicia Houthi ka sulmuar vazhdimisht Izraelin dhe anijet tregtare ndërkombëtare në mbështetje të aleatit të saj, organizatës militante palestineze Hamas.

Si kundërpërgjigje, Izraeli, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur objektivat Houthi në Jemen.

Rebelët Houthi ndaluan sulmet e tyre pasi një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit u arrit në janar.

Megjithatë, grupi jemenas në fillim të kësaj jave, paralajmëroi se do të rifillonte sulmet ndaj anijeve izraelite nëse Izraeli nuk anulonte bllokimin e dërgesave të ndihmave në Gazë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›