Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, tre nga të lënduarit e transferuar në Greqi në gjendje kritike: Kanë thithur shumë tym

Maqedoni e Veriut – 59 të vdekur dhe 155 të lënduar është bilanci tragjik i një zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të djeshëm (16 mars) në një lokal nate në qytetin e Koçanit.
Të lënduarit po marrin mjekim në spitalet e Shkupit, ndërsa 18 persona u transferuarn në Greqi. Sipas mediave greke, tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën dhe ndodhen në intubuar në repartin e djegieve të spitalit “Papanikolaou” në Selanik.
Sipas informacioneve, problemi më i madh i tre të plagosurve, dy 25-vjeçarë dhe një 19-vjeçar është se kanë thithur shumë tym.
Gjithashtu, në spitalin ushtarak po trajtohen edhe dy të rinj të tjerë të cilët kanë pësuar djegie dhe kanë thithur sasi të mëdha tymi.
“Pas aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut dhe bisedës telefonike mes ministrit të Jashtëm grek Jorgo Gerapetritis dhe ministrit të Jashtëm të vendit fqinj të dielën në mëngjes, me veprime të koordinuara nga Ministritë e Punëve të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes Civile dhe Shërbimit Mjekësor të Urgjencës Greke, Greqia mori përsipër personat e lënduar”, njoftuan ditën e djeshme autoritetet greke.
Janë gjithsej 18 të plagosur që do të trajtohen në spitalin Papanikolaou në Selanik dhe në spitalet ushtarake në Athinë dhe Selanik./vizionplus.tv