E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nëse Zelensky nuk bën marrëveshje, nuk do të zgjasë shumë

UASHINGTON, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump iu kthye luftës në Ukrainë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Rusia dëshiron një marrëveshje, ukrainasit duan një marrëveshje. Nëse nuk e bën, nuk do të zgjasë shumë”, theksoi Donald Trump duke iu referuar Voldymyr Zelensky.

”Unë nuk mendoj se marrëveshja e mineraleve ka vdekur, unë do të flas për këtë nesër. Për ne është një marrëveshje shumë e mirë”, theksoi ai.

Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar një plan për të lehtësuar sanksionet kundër Rusisë. Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar departamenteve të Shtetit dhe Thesarit që të hartojnë një listë masash për të diskutuar me zyrtarët e Moskës në ditët në vijim, si pjesë e bisedimeve më të gjera të administratës për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike, thanë burimet.

Departamentet po zhvillojnë një propozim për të hequr sanksionet kundër subjekteve dhe individëve të zgjedhur, duke përfshirë disa oligarkë rusë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›