E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Përplasja mes avionit dhe helikopterit, një incident që duhej mënjanuar

NJU JORK, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Aeroplani po bënte një ulje të përsosur dhe rutinë në aeroport, ndërkohë që helikopteri po shkonte drejt aeroplanit… në një natë të kthjellët… dhe kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte përveç faktit nëse po e shihte aeroplanin, shkruan presidenti amerikan, Donald Trump në rrjetin e tij social Truth.

”Kjo është një situatë e keqe që duhej të ishte shmangur”, shton ai.

Pra, edhe pse shumë detaje në lidhje me rrëzimin e avionit janë ende të paqarta dhe hetimi sapo ka filluar, presidenti Trump ka avancuar tashmë hipotezat për shkakun e rrëzimit të avionit dhe ka filluar të atribuojë përgjegjësinë.

Një aeroplan dhe një helikopter ushtarak u përplasën dje në mbrëmje në lumin Potomac, mbi Uashington, një nga hapësirat ajrore më të ngarkuara dhe më të ruajtura në botë, vetëm disa milje larg Shtëpisë së Bardhë, Capitol-it dhe Pentagonit.

Për momentin, vetëm katër nga 64 personat që udhëtonin në bordin e avionit janë gjetur, ndërsa për të tjerët, me gjithë dislokimin e madh të burimeve dhe njerëzve, po mendohet më e keqja.

E njëjta gjë për tre ushtarët në helikopterin ”Blackhawk” që u përplas me aeroplanin gjatë një fluturimi stërvitor.

Sipas disa mediave amerikane, 18 trupa janë gjetur tashmë.

Fluturimi i përfshirë në tragjedi ishte ”American Eagle 5342”, i operuar nga ”PSA Airlines” me një avion CRJ-700 në emër të ”American Airlines”.

Ai ishte larguar praktikisht plot dhe po shkonte drejt aeroportit kombëtar ”Ronald Reagan”, më i vogël dhe më afër nga dy aeroportet e kryeqytetit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›