E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Po rivendos bllokadën detare të porteve iraniane

UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara po rivendosnin bllokadën detare të porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit, pas një rifillimi të përleshjeve me intensitet të paparë që nga armëpushimi i prillit në konfliktin e Lindjes së Mesme.

“Ne po rivendosim BLLOKADËN E IRANIT – e quajtur kështu sepse pengon vetëm anijet ose klientët e Iranit të hyjnë ose të dalin”, deklaroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.

“Të gjitha vendet e tjera do të gëzojnë qasje të lirë dhe të drejtë në ngushticë”, theksoi ai.

Trump theksoi se rruga kryesore ujore është e hapur dhe do të mbetet e tillë “me ose pa Iranin”.

”Bllokada do t’i pengojë anijet e Iranit dhe klientët e tij të largohen nga rruga ujore”, shtoi ai. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›