E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Botërore e Artit, Manastirliu: Programi “Art dhe Zeje” edhe në 100 shkolla

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Dita Botërore e Artit festohet çdo vit më 15 prill dhe synon të promovojë zhvillimin dhe kënaqësinë e artit në mbarë botën.

Ajo është gjithashtu një rast i mirë për të nxitur edukimin artistik në shkolla, pasi kultura mund të hapë rrugën për arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përcolli mesazhin e saj për Ditën Botërore të Artit me disa punime të krijuara nga nxënësit e shkollave të përfshira në programin “Art dhe Zeje”.

Manastirliu informoi se vitin e ri akademik ky program do të shtrihet edhe në 100 shkolla të tjera.

“Punimet e nxënësve tanë, pjesë e programit “Art dhe Zeje” në 200 shkolla në vend, ku ata shprehin talentin e tyre përmes vizatimit, pikturës dhe punimeve me dorë, e që do ta shtrijmë vitin e ri akademik edhe në 100 shkolla të tjera për të nxitur kreativitetin tek fëmijët e të rinjtë dhe për të promovuar të mësuarin përmes artit”, tha Manastirliu.

Festimet e Ditës Botërore të Artit ndihmojnë për të përforcuar lidhjet midis krijimeve artistike dhe shoqërisë; për të rritur ndërgjegjësimin për shumëllojshmërinë e shprehjeve artistike dhe për të nxjerrë në pah kontributin e artistëve në zhvillimin e qëndrueshëm.

1 nga 25

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›