E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump cakton 4 korrikun si afat për marrëveshjen tregtare me BE-në

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump caktoi 4 korrikun si afat për Bashkimin Evropian për të zbatuar një marrëveshje tregtare, duke kërcënuar se do të rrisë tarifat në “nivele shumë më të larta” nëse afati nuk përmbushet.

Trump, duke shkruar në platformën e tij Truth Social, pati atë që e përshkroi si një “bisedë të shkëlqyer” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai tha se ka pritur “me durim që BE të përmbushë pjesën e saj” të asaj që e quajti “marrëveshja historike tregtare”.

“U bë një premtim se BE do të përmbushte pjesën e saj të Marrëveshjes dhe, sipas Marrëveshjes, do t’i ulte tarifat e saj në ZERO!”, shkroi ai.

Trump tha javën e kaluar se do të vendoste tarifa prej 25% për importet e makinave dhe kamionëve të BE-së, nga 15% e marrëveshjes, pasi tha se BE nuk i është përmbajtur marrëveshjes.

Tani ai ka rënë dakord t’i japë Von der Leyen-it mandatin deri sa SHBA-të të festojnë 250-vjetorin e tyre – ose 4 korrik – për të përmbushur pjesën e tyre të marrëveshjes ose “tarifat e tyre do të hidheshin menjëherë në nivele shumë më të larta”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›