SHBA – Trump dhe Harris u kërkojnë mbështetësve të votojnë pa marrë parasysh kohën

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Kandidati republikan, Donald Trump u bëri thirrje sot mbështetësve të tij që të votojnë, pavarësisht nga radhët e gjata në qendrat e votimit, me ditën e zgjedhjeve që po shkon mirë në Shtetet e Bashkuara.
“Entuziazmi i votuesve është i JASHTËZAKONSHËM”, shkroi ai në X.
“Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata! Unë kam nevojë që ju të jepni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë u duhet. QËNDRONI NË RADHË!”, theksoi ai.
“Demokratët Radikalë Komunistë duan që ju t’i mblidhni plaçkat dhe të shkoni në shtëpi”, shkroi ai.
Edhe kandidatja demokrate Kamala Harris gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të votojnë, duke thënë në X se “sot është shansi juaj i fundit për të pasur ndikim në këto zgjedhje”./ a.jor.