E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

IZRAEL – Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant

TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu shkarkoi sot ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ai emëroi Israel Katz si ministër të ri të Mbrojtjes.

“Besimi te Yoav Gallant u gërrye gjatë luftës në Gaza”, tha Netanyahu.

“Në mes të luftës, besimi kërkohet më shumë se kurrë mes kryeministrit dhe ministrit të tij të Mbrojtjes, por në muajt e fundit, ky besim është gërryer”, tha Netanyahu në një letër drejtuar Gallant duke shtuar se ai “zgjodhi të emërojë ministrin Israel Katz për ta zëvendësuar atë”.

Ndërkohë, ministri i shkarkuar, Yoav Gallant deklaroi se siguria e Izraelit mbetej misioni i jetës së tij./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›