E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump garanton vazhdimësinë e pranisë ushtarake amerikane në Poloni

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do  të mbajnë një prani të fuqishme ushtarake në Poloni, pasi zhvilloi sot një takim të ngrohtë me Karol Nawrocki, presidentin e ri të aleatit amerikan në Evropë.

Trump kishte bërë një hap të pazakontë duke e mbështetur publikisht Nawrockin në zgjedhjet polake më herët këtë vit, dhe teksa dy liderët u ulën krah për krah në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaroi se marrëdhënia SHBA–Poloni ka qenë gjithmonë e fortë, por tani është më e mira ndonjëherë.

I pyetur nga një gazetar nëse SHBA-ja planifikon të vazhdojë dislokimin e trupave në Poloni, Trump tha se do të vazhdojë dhe se do të vendosim më shumë aty nëse ata duan.

”Ne do të qëndrojmë në Poloni. Ne jemi shumë të harmonizuar me Poloninë”, tha ai.

Vizita në Uashington është udhëtimi i parë jashtë vendit për Nawrockin që prej marrjes së detyrës muajin e kaluar.

Ish-boksieri amator dhe historian, i mbështetur nga partia konservatore ”Ligj dhe Drejtësi”, po synonte të forconte marrëdhëniet me Trumpin në një moment të ndjeshëm për Varshavën.

Nawrocki falënderoi Trumpin për mbështetjen dhe, në një gjest për lidhjet mes dy vendeve, përcolli një përshëndetje të veçantë për miliona polako-amerikanë në SHBA.

Megjithatë, optimizmi i tij për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës është zbehur, pasi Putin ende nuk ka treguar gatishmëri për t’u ulur në tryezë me Zelenskyn./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›