SHBA – Trump mbështet publikisht Le Pen pas dënimit të saj

UASHINGTON, 5 prill /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbështetur lideren evropiane të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen pasi u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së dhe u ndalua të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës, sipas CNN.
“Lironi atë Marine Le Pen”, shkroi dje Trump në “Truth Social”, duke e quajtur vendimin eLe Le gjykatës një “Gjueti shtrigash”.
Shpresat e Le Pen për t’u bërë presidente e Francës në vitin 2027 u ndërprenë pasi gjykata e Parisit e ndaloi atë nga kandidimi në detyrë për pesë vjet, pasi ajo u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Liderja e partisë së ekstremit të djathtë Rally National (RN) shihej si kandidatja kryesore për zgjedhjet e ardhshme dhe vendimi i gjykatës ka shkaktuar në rrëmujë në politikën franceze.
“Nuk e njoh Marine Le Pen, por e vlerësoj sa shumë ka punuar për kaq shumë vite”, shkroi Trump.
“Ajo pësoi humbje, por vazhdoi të ecë, dhe tani, përpara një Fitoreje të Madhe, ata e ngarkojnë me një akuzë të vogël – për të cilën ajo ndoshta nuk dinte asgjë – më tingëllon si një gabim “kontabiliteti”.
“Gjithçka është shumë e keqe për Francën dhe popullin e madh francez, pa marrë parasysh se në cilën anë janë ata”, tha Trump.
Kryetari i trupit gjykues në çështjen e Le Pen, Bénédicte de Perthuis, tha se veprimet e politikanit përbënin një “sulm serioz dhe të qëndrueshëm ndaj rregullave të jetës demokratike në Evropë, por veçanërisht në Francë”.
Përveç ndalimit, asaj iu dha një dënim me katër vjet burg me dy vjet me kusht, në arrest shtëpie dhe një gjobë prej 100,000 euro (108,000 dollarë).
Le Pen, vajza e Jean-Marie Le Pen, e cila themeloi partinë e saj kur njihej si Fronti Kombëtar, e kritikoi vendimin si një “vendim të pastër politik” në një intervistë televizive dhe pretendoi se shteti i së drejtës ishte shkelur plotësisht.
“Ajo ka në plan të apelojë”, tha avokati i saj. //a.i/