E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump mbyll takimin për Iranin pa një vendim përfundimtar

UASHINGTON, 29 maj /ATSH/- Presidenti amerikan, Donald Trump ka përfunduar takimin rreth dyorësh në “Situation Room” (Dhomën e Situatave) të Shtëpisë së Bardhë, ku po shqyrtohej një marrëveshje e mundshme me Iranin, por pa shpallur një vendim përfundimtar, raportoi CNN.

Sipas një zyrtari, takimi kishte për qëllim marrjen e një “vendimi përfundimtar” mbi një marrëveshje paraprake që do të hapte Ngushticën e Hormuzit dhe do të hapte rrugën për nisjen e bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit.

Megjithatë, pas përfundimit të diskutimeve, mbeti e paqartë nëse presidenti do ta miratojë marrëveshjen.

Në takim morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe zëvendëspresidenti JD Vance.

Ndërkohë, sipas burimeve nga Irani, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme deklaroi se një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve ende nuk është finalizuar dhe nuk ka konfirmim zyrtar se Udhëheqësi Suprem i Iranit e ka miratuar dokumentin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›