E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump njofton vdekjen e Charlie Kirk dhe uljen e flamujve në gjysmështizë

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-DPA-ANSA/ – Aktivisti i njohur konservator, Charlie Kirk vdiq pasi u qëllua me një armë zjarri në një aktivitet kolegji në Utah, njoftoi sot  presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“I madhi, madje legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

”Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Ngushëllimet e mia familjes së Kirk”, shkroi Trump.

31-vjeçari nuk mbajti një post të zgjedhur, por ishte një forcë e fuqishme në politikën konservatore, duke udhëhequr organizatën rinore ”Turning Point USA”, duke drejtuar një podcast të njohur dhe duke tërhequr miliona ndjekës në mediat sociale.

Një mbështetës dhe mik besnik i Trump, Kirk mori pjesë në betimin e tij, bëri fushatë me të në tubime dhe foli në Konventën Kombëtare Republikane.

Kirk u qëllua në qafë gjatë një aktiviteti në natyrë në Universitetin e Luginës së Utah të mërkurën pasdite.

”Ngushëllimet e mia dhe të Melanias shkojnë për gruan e tij të mrekullueshme Erika dhe familjen e tij. Charlie, të duam!” shkroi Donald Trump në Truth Social.

Trump urdhëroi uljen e flamujve në gjysmështizë në të gjithë vendin në nder të Charlie Kirk./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›