E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump përjashton nga tarifat prodhuesit e makinave

UASHINGTON, 14 prill /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump u ka ofruar prodhuesve të makinave përjashtime të përkohshme nga tarifat e tij të gjera – duke deklaruar se atyre u duhet më shumë kohë për të rregulluar zinxhirët e tyre të furnizimit – për të prodhuar pjesë këmbimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump, aktualisht po shqyrton se si të ndihmojë disa prodhues, por nuk ka dhënë detaje rreth masave specifike ose kohëzgjatjen e tyre.

Trump vendosi tarifa prej 25% për automjetet e importuara në SHBA, ndërsa në fillim të majit pritet të vijojnë edhe tarifat për pjesët e importuara.

Disa automjete nga Meksika dhe Kanadaja, tashmë janë të përjashtuara nga marrëveshja tregtare e Amerikës së Veriut.

Aksionet e gjigantëve amerikanë të automobilave “General Motors” dhe “Ford” u rritën pas njoftimit të Trump.

Gjatë fundjavës, administrata Trump përjashtoi produktet elektronike si telefonat smart dhe laptopët nga Kina nga tarifat shtesë prej 125%.

Një përfitues kryesor i kësaj lëvizjeje është “Apple”. Shumica e iPhone-ve janë ende të ndërtuara në Kinë – edhe pse kompania ka zgjeruar prodhimin në Indi dhe Vietnam. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›