Ishte arratisur nga spitali i burgut në Lezhë, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar 49-vjeçarin Daut Laze, i cili ishte arratisur nga spitali i burgut në Lezhë në shkurt të këtij viti.
Policia njoftoi sot se “bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir”.
“Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë”, njoftoi policia.
Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. /j.p/