E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump shqyrton mundësinë për të caktuar Richard Grenell si të dërguarin e posaçëm në konfliktin Rusi-Ukrainë

UASHINGTON, 23 nëntor /ATSH/- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump po shqyrton mundësinë për të caktuar Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguarin e posaçëm në konfliktin Rusi-Ukrainë, sipas katër burimeve të njohura me planet e tranzicionit, sipas “Reuters”.

Grenell, i cili shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani dhe ushtroi detyrën e drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021, do të luante një rol kyç në përpjekjet e Trump për të ndalur luftën – nëse ai zgjidhet përfundimisht për këtë post.

Ndërsa, aktualisht nuk ka asnjë të dërguar të posaçëm të dedikuar vetëm për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Trump po konsideron krijimin e këtij pozicioni, sipas katër burimeve, të cilët kërkuan anonimitetin.

“Trump, përfundimisht mund të vendosë të mos krijojë një të dërguar të posaçëm për konfliktin në Ukrainë, megjithëse ai është duke e konsideruar fuqimisht një gjë të tillë”, thanë burimet. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›