E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump urdhëron mbylljen e bazës së të dhënave për sjelljet e pahijshme të policisë

UASHINGTON, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Një bazë e të dhënave mbarëkombëtare, që gjurmonte dhe arkivonte sjelljen e pahijshme nga oficerët e policisë amerikane, është mbyllur pas një urdhri të presidentit Donald Trump.

Një shënim në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë thotë se Trump kishte revokuar një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden dhe se Baza Kombëtare e të Dhënave të Përgjegjshmërisë për Zbatimin e Ligjit (NLEAD) do të çaktivizohej.

“Agjencitë e përdoruesve nuk mund të kërkojnë më ose të shtojnë të dhëna në NLEAD. Departamenti Amerikan i Drejtësisë po çaktivizon NLEAD në përputhje me standardet federale”, lexohej në shënim.

Trump propozoi krijimin e bazës së të dhënave gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, përpara se ajo të krijohej zyrtarisht nga Biden.

Baza e të dhënave u krijua si pjesë e reformave që erdhën nga protestat e vitit 2020 ”Black Lives Matter”, pas vrasjes së George Floyd.

Derek Chauvin, një ish-oficer policie në Minneapolis, përdori gjurin e tij për të shtrirë Floyd-in në tokë për më shumë se nëntë minuta në maj 2020.

Ai u dënua për vrasje dhe shkelje të të drejtave të Floyd./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›