TEL AVIV – Netanyahu urdhëron operacionin kundër qendrave të terrorizmit në Bregun Perëndimor

TEL AVIV, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një operacion intensiv kundër qendrave të terrorit në Bregun Perëndimor, pasi të paktën tre autobusë bosh shpërthyen në Tel Aviv të enjten në mbrëmje në atë që policia e quajti një “sulm të dyshuar terrorist”.
Zyra e Netanyahut deklaroi kryeministri urdhëroi ushtrinë izraelite të kryente operacionin në Bregun Perëndimor dhe urdhëroi policinë dhe forcat e sigurisë “të rrisin aktivitetin parandalues kundër sulmeve të mëtejshme në qytetet izraelite”.
”Pas tentativës për bombardim masiv të autobusit, kryeministri Benjamin Netanyahu sapo ka përfunduar një vlerësim sigurie me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të IDF, Drejtorin e ISA-së dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit”, shtoi zyra e Netanyahut.
Të enjten në mbrëmje, të paktën tre autobusë bosh shpërthyen në një periferi jugore të Tel Aviv.
Sipas raportimeve të para nuk ka pasur të plagosur./ /os/