E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump urdhëron pauzë të menjëhershme 90-ditore për tarifat reciproke, përveç Kinës

UASHINGTON, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një pauzë të menjëhershme 90-ditore të tarifave reciproke, përveç Kinës.

“Duke marrë parasysh faktin se më shumë se 75 vende kanë kontaktuar përfaqësues të Shteteve të Bashkuara – përfshirë Departamentin e Tregtisë, Thesarin dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR) – për të diskutuar një zgjidhje për barazinë, tarifat, tregtinë, çështjet e tregtisë, manipulimin dhe tarifat jomonetare, dhe që këto vende, me rekomandimin tim të fortë, nuk janë hakmarrë ndaj Shteteve të Bashkuara në asnjë mënyrë, unë kam autorizuar një pauzë 90-ditore dhe një tarifë reciproke të reduktuar ndjeshëm, në 10%, gjithashtu që hyn në fuqi menjëherë”, shkroi Trump në Truth Social.

”E gjitha kjo përveç Kinës”, shtoi ai.

Ndërkohë, mallrat kineze të importuara në SHBA do të kenë tarifa prej 125%, që hyjnë po sot në fuqi, tha Trump.

”Në një moment, shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e rrënimit të SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme”, shkroi presidenti amerikan në platformën e mediave sociale Truth Social./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›