SHBA/ Skandal, bankat furnizohen me vaksina anti A/H1N1 para spitaleve
Polemika të ashpra kanë përfshirë publikun si dhe median amerikane në lidhje me shpërndarjen e vaksinës kundër gripit të derrit.
Sipas disa të dhënave, shumë banka kanë arritur që ta sigurojne vaksinën anti/H1N1 shumë kohë më parë se të njëjtën gjë ta bënin disa nga spitalet e vendit. Ky fakt ka ndodhur edhe pse agjencia federale e krijuar enkas për shpërndarjen e kurës kundër A/H1N1 ka udhëzuar se kjo vaksinë duhet të kalojë më parë në duart e personave që janë më të rrezikuar.
Por duket se nuk është ky problemi i vetëm, pasi shumica e qytetarëve amerikanë janë të zhgënjyer nga sasia qesharake e vaksinave të hedhura në treg në nivel kombëtar duke u shprehur se qeveria nuk po e mban premtimin e dhënë për këtë problem.