SHBA, 13 të vrarë qendër emigrantësh

Autori i masakrës në qendrën e emigrantëve në Binghemton të Nju Jorkut, ku humbën jetën 13 persona, ka vrare veten.Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat nuk japin informacion lidhur me arrestimin e dy personave nga policia.Sipas mediave lokale autori i masakrës ishte një person aziatik dhe ka ndërmarrë këto ndërveprime për shkak se nuk është ndihmuar nga kjo zyrë emigrantësh.Autori mbajti peng 40 persona. Binghemton është një lokalitet rreth 100 kilometra në veri-lindje të Nju Jorkut, në kufi me Pensilvaninë.