E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e Debatit:Zgjedhjet dhe standardet e NATO-s

Standardet e zgjedhjeve tashmë që Shqipëria është anëtare e NATO-s ishin në qendër të diskutimeve në emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza. Për më shumë se dy orë zëvendëskryeministri Pollo, sekretari për çështjet elektorale në PS, Kastriot Islami, si dhe analistët Dervishi e Nano kanë diskutuar sigurinë dhe lirinë e zgjedhjeve të 28-qershorit. Zëvendës kryeministri Pollo edhe një herë ka garantuar se zgjedhjet e qershorit do jenë sipas standardeve, të lira dhe të ndershme. Sipas tij, nuk ka vend për alarm se zgjedhjet mund të cënohen. "Për zgjedhje me standardet e NATO-s duhet të themi se tashmë janë përmirësaur tri porblemet që ka pasur Shqipëria për zgjedhjet, tha ai. "Tashmë kemi një sistem të ri zgjedhor, nuk ka më parregullsi në regjistrat e zgjedhësve dhe së fundi letërnjoftimet dhe kartat e identitetit i kanë vënë vulën faktit ze në votime nuk do ketë parregullsi", saktësoi Pollo. Zëvendës kryeministri nënvizoi se kartat e identitetit nuk mund të jepen falas për të gjithë kategoritë.Ai garanatoi se zgjedhjet e 28 qershorit do të bëhenn me kartat e identitetit, dhe për ketë ftoi të gjithë qytetarët të aplikonin për t'u pajisur me to. Sipas analistit Lufti Dervishi Shqipëria hyn në zgjedhje nën hijen e dyshimit. Duke iu referuar qeverisë aktuale, ai tha se domosdoshmërit duhet të garantojë zgjedhje me standarde. "Do të ishte autogol për maxhorncën nëse problematikës së vet që ka t'i shtonte zgjedhje problematike", theksoi ai. Sipas tij, mazhoranca nuk mund t'i lejojë vetes zgjedhjet pa standarde. Sipas analistit, vonesa e kartave mund të çojë në kontestim të zgjedhjeve një javë përpara. Mustafa Nano theksoi se vonesa për procesin e pajisjes që qyetarëve me letërnjoftime elektronike ishte e qëllimshm. Sipas analistit, problemi i letërnjoftimeve do të mbetet i pazgjidhur. "Në zgjedhjet e ardhshme ose do të fitoje maxhoranca ose do të prishen zgjedhjet", theksoi ai.Duke iu referuar opozitës së sotme, ai tha se opozita aktuale është "e fjetur". Sekretari për çështjet elektorale pranë PS-së, Katriot Islami vlerësoi se qeveria duhet të kishte nisur procesin që në momentin që mori mandatin. "Mazhoranca është e vonuar me procesin e kartave të indetitetit", tha ai. Sipas Islamit procesi i pajisjes së qyetarëve me letërnjoftime nuk do të zgjidhet deri në zgjedhje.
Pyetjes së sondazhit nëse Shqipëria do të realizojë zgjedhje sipas standardeve të NATO-s,43.7 % e votuesve votuan pro dhe 56.3% kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›