E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA 25 nentori Dita e Falenderimeve

Amerikanet festojne Diten e Falenderimeve te enjten e fundit te cdo nentori. shte kjo koha kur familjet dhe miqte mblidhen per te dhene bekimet e tyre. Ideja filloi ne vitet 1600 pasi pelegrinet erdhen ne Ameriken e Veriut nga Anglia per te filluar nje jete te re. Pas te korrave te tyre vjetore ata dhane falenderime dhe zhvilluan nje darke. Sot shume amerikane e vazhdojne kete tradite duke ndare se bashku darken e Falenderimeve.

Ne Hobe Sound ne Florida Jayne dhe Kirk Harness pergatisin ushqimin per festen e Falenderimeve. Jayne pergatit nje recete te familjes.

shte dicka qe e bente gjithmone nena ime. Ka qene tradite ne shtepine tone me rastin e Dites se Falenderimeve.

Vajza e saj Kaileen thote se eshte kenaqesi te gatuash dhe i pelqen me shume embelsira me kungull.

do tryeze kete dite falenderimesh duhet ta kete nje te tille thote ajo.

Gjeli i detit eshte gatimi kryesor. Disa familje e kane tradite te shkepusin kocken e gjoksit nga gjeli i detit per te shprehur nje deshire.

Njeri e terheq kocken nga njera ane dhe tjetri nga ana tjeter. Kur kocka thyhet thua deshiren. Atij qe i bie pjesa me e madhe i plotesohet deshira.

Pertej rruges familja Bachman sherben gjithashtu darken e Dites se Falenderimeve. Lorene Bachman eshte gritur here per te pergatitur ushqimin.

Nje asortiment i rendesishem i kesaj dite jane thanat. Ato i zjejme per pese minuta dhe i hedhim ne uje te ftohte per te pergatitur recelin.

Lorene zgjodhi erezat e freketa ne kopshtin e saj per disa gatime. Bashkeshorti i saj Bud Bachman po pret nje arre kokosi nga nje palm ne kopshtin e tyre. Lorene po pergatit mision. Keku me arra kokosi eshte tradite e familjes.

Ndersa ulen per te ngrene te dyja familjet bejne lutje dhe japin falenderime. Kirk dhe Jayne Harness falenderojne Zotin qe i ka sjelle se bashku ne kete dite te vecante.

Domethenia e Dites se Falenderimeve per mua eshte te jep me familjen te mendoj per te gjitha gjerat qe jam bekuar.

Jemi shume me fat te jemi se bashku dhe te kemi miq. Ka njerez qe nuk e kane kete.

Lorene dhe Bud Bachman e ndajne darken me rastine Dites se Falenderimeve me motren e Lorenes dhe kunatin e saj Bige. Ai reflekton per ate qe ndjen kete dite.

Mendoj per femijet dhe niperit e mi.... per bekimet qe kam patur dhe per menyren sesi Zoti me ka ndihmuar ne shume situata.

Une falenderoj Zotin per familjen time dhe miqte. Kam dy vajza te bukura per te cilat falenderoj Zotin qe jane te suksesshme dhe te shendetshme. Njera eshte ne Hawaii. Tjetra ne Washington dhe asnjera prej tyre nuk mundi te vinte sot ketu thote Lorene.

Fqinji i tyre Kirk Harness thote se festa e Falenderimeve e ben ate gjithashtu te vleresoje lirine qe gezon ne Shtetet e Bashkuara.

Te gjitha lirite te gjitha gjerat qe filluan me pelegrinet. Kjo eshte arsyeja qe ata erdhen ketu per te fituar lirine.

Nje e mire tjeter e Festes se Falenderimeve thone keto familje eshte teprica e ushqimit qe mund te jete e shishme per disa dite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›