E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel Euro do te mbijetoje krizen e borxheve ne kontinentin evropian

Kancelarja gjermane Angela Merkel thote se monedha Euro e perdorur nga 16 vende do te mbijetoje krizen e borxheve qe ka perfshire kontinentin evropian. Ajo shtoi se asnje vend i Eurozones nuk rrezikon te ristrukturoje borxhin e vet.

Kancelarja Merkel i beri keto komente sot ne Berlin ne perpjekje pre te siguruar tregjet financiare ndersa Euroja eshte ne nivelin me te ulet ne dy muajt e fundit perkundrejt dollarit amerikan.

Shume analiste kane shprehur shqetesim se vlera e Euros mund te bjere edhe me tej nese Spanja dhe Portugalia ndjekin shembullin e Greqise e te Irlandes duke kerkuar ndihma financaire massive nga komuniteti nderkombetar.

Kancelarja pranoi se ekziston sic u shpreh ajo nje nervozitet i madh ne tregjet financiare. Por ajo tha gjitahshtu se ka me shume besim se ne fillim te vitit se Bashkimi Evropian do te dale me i forte nga sfidat aktuale.

Zonja Merkel dhe Presidenti francez Nikolas Sarkozi do te diskutonin sot ne telefonin lidhur me krizat ne Evrope.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›