SHBA: Autorët e atentateve në Irak janë armiq të Islamit
UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i klasifikuan autorët e atentateve të së shtunës në Irak si armiq të Islamit, në një komunikatë që dënonte serinë e sulmeve vdekjeprurëse që shkaktuan mbi 60 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur në të gjithë territorin e vendit.
"Terroristët që kryen këto atentate janë armiq të Islamit si dhe armiq të përbashkët të SHBA-së, Irakut dhe komunitetit ndërkombëtar'', deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Atentatet në Irak shkaktuan dje mbi 60 të vdekur dhe qindra të plagosur, sidomos ato që u kryen kundër bar-kafeve dhe tregjeve në Bagdad, ndërkohë që njerëzit festonin përfundimin e Ramazanit. Këto janë atentatet më të përgjakshme gjatë pesë viteve të fundit në Irak.
(er.nu/BalkanWeb)