SHBA-BE takimi per friken e borxheve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, priti funksionarët e lartë europianë në një takim në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit u diskutuar thuajse eksluzivisht rreth krizës së borxheve.
Obama u takua me dy përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian, Herman van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso, debatuan gjithashtu për shkëmbimet ekonomike SHBA-BE dhe sigurinë e rrjeteve të internetit.
Në takimin e ndodhur ndërsa frika për një renension europian me përmasa globale është më e madhe se kurrë, Obama u shpreh se është i gatshëm të bëjë pjesën e tij për të zgjidhur krizën e borxheve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë Kriza FinanciareParashikimet e zymta të OECD-sëEkonomia europiane drejt recensionit Euro vazhdon të bjerë një pjesë të rëndësishme në suksesin e Europës, prandaj nuk janë të gatshme të kenë një pjesë edhe në zhgënjimet e saj. Amerikanët kanë të qartë se nëse Europa është në recension, nëse përtej Atlantikut kanë probleme, atëherë edhe për ne do të jetë shumë më e vështirë që të krijojmë vende pune në shtëpi”.
Në një deklaratë, liderat pranuan bashkarisht sfidat ekonomike që përballin dy superfuqitë. “Jemi të përkushtuar në një punë të përbashkët për të rigjeneruar ekonominë, për të nxitur rritjen ekonomike, për të krijuar vende pune dhe për të siguruar qëndrueshmërinë financiare”, shkruhej.
Takimi trajtoi edhe tema të çështjes së jashtme, përfshi qëndrimin e përbashkët mbi programin bërthamor iranian, tentativat për të reduktuar varësinë nga energjia atomike dhe sfidat e ndryshimeve klimaterike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Topi: Arsyeja dhe përgjegjësia, mbi cdo interes politik
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë